E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike 4.3%, Bode: Prioriteti ynë ruajtja e defiçitit

Ministri i financave Ridvan Bode ka deklaruar sot se ekonomia shqiptare ka qënë pozitive edhe gjatë krizës financiare globale ndërsa ka shtuar se ajo ka pësur edhe rritje falë reformave të ndërmarra nga qeveria. Duke bërë analizën 1-vjetore të ministrisë së financave, Bode theksoi se dy agjensitë e rëndësishme Moody dhe S&Pkanë vlerësuar pozitivisht edhe sektorin bankar në Shqipëri.

Sipas tij dy agjensitë Moody dhe S&P në vlerësim afatmesëm e cilësuan si të qëndrueshme ekonominë shqiptare. “ Vlerësimi për një ekonomi stabël gjatë vitit 2011 vjen në një kohë kur agjensitë kanë deklaruar se ekonomië e vendeve të rajonit janë në ulje dhe disa prej tyre edhe me një degradim nga viti i mëparshëm” ka theksuar Bode.

Ai shtoi gjithashtu ky vlerësim kaq i çmuar nga dy kompanitë botërore të rentingut vjen pas një raporti analizë që ekspertë të fondit ndërkombëtar kryhen në vendet e rajonit për qëndryeshmërinë dhe politikat e ndërmarra.

“Reformat e qeverisë kanë mundësuar një rritje më të lartë të ekonomisë shqiptare nga vendet e rajonit dhe më të lartë edhe nga disa vende të Europës. Kjo analizë vlerësoi se në Shqipëri borxhi i jashtëm është rritur me 7 pikë përqindje duke qënë më i ulti në të gjithë rajonin” ka theksuar Bode ndërsa shtoi se vlerësimi që bënë ekspertët e FMN-së ishte se në Shqipëri autoritet përdorën mekanizme të veçanta për të zbutur krizën në vend. “Shqipëria ishte i vetmi vend që zbatoi stimulin fiskal, vendi përfitoi nga niveli i borxhit” ka shtuar më tej Bode.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›