E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania marrëveshje me Malin e Zi, për eshtrat e ushtarëve

Gjermania ka arritur marrëveshjen me Malin e Zi për varrosjen e 400 ushtarëve gjermanë. Ministri i jashtëm gjerman ka nënshkruar një marrëveshje me Malin e Zi për varrosjen e mbetjeve mortore të më shumë se 400 ushtarëve gjermanë, të vrarë në Mal të Zi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Guido Vestervelle ka thënë sot në Podgoricë se marrëveshja për ndërtimin e një varreze në Mal të Zi, përfaqëson një ndërlidhje midis përballjes me të kaluarën dhe orientimin drejt së ardhmes.
Bëhet fjalë për mbetjet mortore të rreth 400 ushtarëve gjermanë, të vrarë në vitet 1941-1945, në përleshjet e armatosura me partizanët komunistë të Jugosllavisë së atëhershme. Lokacioni gjendet në njërën nga paralagjet e Podgoricës. Rreth 1,600 ushtarë gjermanë nga gjithsejt 2,000, të cilët besohen se janë vrarë në Mal të Zi gjatë luftës vazhdojnë të llogariten si të zhdukur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›