Kosova kërkon njohjen nga Indonezia

Ambasadori i Kosovës, në Arabinë Saudite, Rexhep Boja i ka bërë thirrje Indonezisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ambasadori është takuar me kryetarin e Asamblesë Popullore të këtij vendi Taufiq Kiemas, të cilit i ka kërkuar njohjen.
“Ne shpresojmë që qeveria e Indonezisë menjëherë do të njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës”, u shpreh diplomati kosovar.
Ndërkohë, Kiemas ka thënë se do t`i dërgojë një letër presidentit të vendit, sepse secili popull ka të drejtë të shpallë pavarësinë e vendit të vet.