Kameron autorizon policine te perdore pompat e ujit

Kryeministri britanik David Kameron autorizoi policine te perdore pompat e ujit pas 4 nete trazirash e plackitjesh duke thene se ka filluar operacioni per rivendosjen e rendit neper rruget e Britanise. Kryeministri Kameron do te mbaje neser nje fjalim para nje sesioni emergjent te parlamentit.
Nderkohe Londra ishte relativisht e qete sot por trazirat qe perfshine kryeqytetin britanik gjate mbremjeve te ketyre diteve jane perhapur edhe ne qytete te tjera perfshire Manchesterin dhe Birmingamin. Policia e Birmingamit thote se tre burra humben jeten kur u perplasen nga nje makine gjate protestave. Te tre ata ishin duke u perpjkeur te mbronin komunitetet e tyre nga plackitesit.
Policia ka ndaluar nje te dyshuar ndaj te cilit po zhvillohet hetim nen akuzen per vrasje. Deshmitaret thane se qindra te rinj te zemeruar thyen vitrinat e dyqaneve kryen plackitje dhe dogjen ndertesa ne qytetin e trete britanik per nga madhesia Mancesteri. Policia arrestoi 47 persona lidhur me trazirat. Sot rruget e Londres ishin shume te qeta pasi atje u vendosen 16 mije police