E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania miraton paketën për shpëtimin e euros

Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman ka miratuar paketën prej 750 miliardë dollarësh, e cila do të përdoret për shpëtimin e euros.
Me këto masa, Gjermania parashikohet që të sigurojë për tri vitet e ardhshme rreth 140 miliard euro në kuadër të paketës së përgjithshme për stabilizimin e monedhës evropiane.

Kancelarja Angela Merkel edhe pse ka paralajmëruar se euro do të "rrezikohet" nëse nuk veprohet menjëherë, ka hasur një opozitë të fortë brenda vendit për kontributin e saj në ndihmë të ekonomisë greke dhe vendeve të tjera evropiane.

Paketa u aprovua në një kohë që ministrat e financave të vendeve anëtare të BE-së janë mbledhur për të diskutuar për krizën rajonale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›