Ahmeti takohet me ambasadorin Ricker
Ambasadori amerikan Philip Ricker të shtunën takohet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në selinë e kësaj partie në Tetovë.
Ricker do të qëndrojë në selinë e partisë shqiptare në pushtet për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Maqedoni. Situata e sigurisë, tensionet politike dhe ndëretnike dhe tre kërkesat e fundit të BDI-së, do të jenë në axhendën e këtij takimi të paralajmëruar nga ana e krerëve të BDI-së.
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, Ahmeti do të kërkojë nga ambasadori amerikan përqendrim më të madh për realizimin e tre kërkesave të bëra nga partia e tij në adresë të kryeministrit Gruevski, ndër të cilat janë: mbyllja e rastit të Sopotit dhe lirimi i të burgosurve, mbyllja e rastit të Hagës nga gjykatat në Maqedoni, si dhe miratimi i Ligjit për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.