Indi/ Rrëzohet avioni, 158 viktima e 8 të mbijetuar
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mangalore të Indisë, ku një avion me 166 persona në bord mori flakë dhe u rrëzua në momentin që do të ulej.
Raportimet e para bëjnë të ditur se të paktën 8 persona kanë mbijetuar nga rrëzimi i avionit "Boeing 737", i linjës ajrore "Air India".
Sipas njoftimeve të fundit, mes të mbijetuarve është edhe një fëmijë. Një televizion indian ka treguar pamjet e tre të mbijetuarve nga aksidenti.