E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Itali, marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Bujar Bukoshi dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Majkëll Xhifoni, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Italisë në fushën e shëndetësisë.
Ministri Bukoshi e ka vlerësuar lart mbështetjen e Italisë për shëndetësinë kosovare theksoi se"Partnerët tanë nga Italia kanë zhvilluar projekte të rëndësishme për shëndetësinë kosovare, prandaj ne besojmë që marrëveshja e sotme do ta forcojë këtë partneritet të fortë midis dy shteteve edhe në shëndetësi".

Ndërsa ambasadori Xhifoni tha se nënshkrimi i marrëveshjes është akti final i një bashkëpunimi të mirë midis autoriteteve kosovare dhe atyre italiane në fushën e shëndetësisë dhe rezultat edhe i Konferencës së donatorëve për Kosovën, të mbajtur në Bruksel.

"Ne jemi të fokusuar drejtpërdrejt që ta ndihmojmë Kosovën në tri fusha: në atë të shëndetësisë, promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe etnike dhe në bujqësi", nënvizoi Xhifoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›