Gjermania mirepret ndryshimin e propozim-rezolutes
Ministri i Jashtem i Gjermanise Guido Vestervele ka mirepritur vendimin e Serbise per te ndryshuar propozim-rezoluten lidhur me Kosoven te derguar nga Beogradi per diskutim ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.
Ky eshte nje sinjal i qarte se Serbia e shikon te ardhmen ne BE tha Vestervele. Ai shtoi se hapi i ndermarre nga Tadic ishte i rendesishem dhe nje sukses i politikes se jashtme evropiane.
Ne tekstin e ri te propozim-rezolutes Serbia ka hequr dore nga kerkesat per te denuar shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves dhe per rifillimin e bisedimeve per statusin e Kosoves.
Dokumenti i ri mirepret gatishmerine e BE-se per te lehtesuar procesin e dialogut mes Serbise dhe Kosoves.
Ministri i Jashtem gjerman u ka bere thirrje te gjitha paleve te fillojne bisedimet me shpejtesi dhe te arrijne rezultate konkrete per popullsine.
Nje dite me pare shefja e diplomacise evropiane Kethrin Eshton ka mirepritur vendimin e Serbise i cili shkaktoi reagime te ndryshme ne Beograd dhe ne mesin e serbeve te Kosoves.