Gjermania ndalon transmetimet e kanalit të Hezbollahit
Berlin (Start)- Gjermania ndalon shfaqjen në publik të programeve të televizionit satelitor Al-Manar, i cili është zëdhënës i guerilës anti-izraelite të Libanit, Hezbollah. Vendimi u mor nga ministria e Brendshme e Gjermanisë.
Sipas ministrit të Brendshëm gjerman, vendimi për ndalimin e kanalit në ambientet publike erdhi për shkak se kanali televiziv nuk e promovon mirëkuptimin ndërkombëtar, dhe cënon kushtetutën gjermane.
Sipas vendimit, kufizimet kanë të bëjnë me reklamat, mbledhjen e fondeve në studio, dhe transmetimin e televizionit satelitor në hotele. Programet e kanalit mund të ndiqen vetëm në shtëpitë private.