E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli vazhdon të mbajë të mbyllur Rripin e Gazës

Gaza (Start) Izreali vazhdon të mbajë të mbyllur Rripin e Gazës pavarësisht shqetësimeve ndërkombëtare për përkeqësimin e situatës humanitare atje. Bllokimi i vendkalimeve është në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes, “vendimi për vazhdimin e bllokimit është marrë për shkak të vazhdimit të sulmeve raketore palestineze kundër Izraelit”.

Kombet e Bashkuar i kanë drejtuar disa herë thirrje Izraelit për rihapjen e vendkalimeve, pasi situata humanitare atje po ballafaqohet me një katastrofë të vërtetë. Mbyllja e Rripit të Gazës, sipas OKB-së, është në kundërshtim të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›