Somali, 11 të vdekur nga përleshjet
Wadajiri (start)Gjatë luftimeve me forcat qeveritare në Somali, të paktën 11 kryengritës somalezë humbën jetën, bënë të ditur sot disa dëshmitarë. Kryengritësit sulmuan shtëpinë e komisarit të distriktit të Ëadajirit në jug të kryeqytetit gjë që solli dhe shkëmbime zjarri me forcat qeveritare, sipas këtyre burimeve. ''Kam numëruar tetë të vdekur në një rrugë dhe tre të tjerë jo shumë larg shtëpisë së komisarit'', theksoi një nga dëshmitarët Mohamed Abdirisak.