E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania ne balle Keshilli i Sigurimit lufton per nje rezolute kunder Sirise

Europianeve sidomos Gjermanise i takon nje rol i vecante ne kete situate. Te enjten 18.8. te kater shtetet evropiane Gjermania Britania e Madhe Franca dhe Portugalia bene te qarte se eshte koha per te marre masa me te forta kunder regjimit sirian. bdquoMe rendesi ishte deklarata e anetareve evropiane te Keshillit te Sigurimit dhe e SHBA-se se duke patur parasysh eskalimin e situates ne Siri do te punojme per nje rezolute e cila permban sanksione kunder qeverise siriane. Dhe ne shpresojme se keshtu do te shtojme me tej presionin kunder Asadit dhe qeverise se tij u shpreh zevendesambasadori gjerman ne OKB Miguel Berger.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Demonstrata ne Siri

Gjermania tenton te korrigjoje gabimin e Libise

Ishin gjermanet ata qe para tre javesh kerkuan nje seance te posacme ne Keshillin e Sigurimit pasi dhuna ne Siri mori permasa te tjera. Me nje angazhim te tille te madh Berlini perpiqet tani te kompensoje mundesisht gabimin e fundit ne shkurt. Ne ate kohe Gjermania ne votimin per rezoluten e per Libine qe i vetmi vend perendimor i cili abstenoi gje qe shkaktoi per nje kohe te shkurter nje fare irritacioni te vendet mike.

Nje rezolute per Sirine do te ishte nje sukses i madh per diplomacine gjermane. Megjithate ndikimi dhe fuqia e anetarit jo te perhershem Gjermanise jane shume te kufizuara. Keshilli i Sigurimit mbetet i dominuar nga fuqite me te drejte vetoje. Per shembull Rusia dhe Kina te cilat deri tani kane bllokuar sanksionet kunder aleatit te tyre Sirise. Berger bdquoNe vetem mund te shpresojme se Rusia dhe Kina dhe anetare te tjere te Keshillit te Sigurimit te marrin parasysh keto raporte dramatike. Assad ka premtuar tani disa here se do ta ndryshoje gjendjen te nise reforma te ndaloje operacionet ushtarake. Ne 14 ditet e fundit situata eshte perkeqesuar edhe me tej.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Wittig ambasadori gjerman ne OKB

Shpresa te pakta per nje rezolute kunder Sirise

Diplomacia gjermane po e humbet ngadale durimin. Gjermania qe para dy muajsh e gjysme ka dorezuar se bashku me evropianet e tjere nje kerkese ne Keshillin e Sigurimit. bdquoNe jemi nje nga iniciatoret persa i perket projektrezolutes e cila gjendet ende ne tavoline dhe deri tani nuk ka mundur te miratohet per shkak te rezistences ne Keshillin e Sigurimit. Kjo eshte nje mangesi dhe per te ne na vjen keq.

Keshtu qe shprehur ambasadori gjerman ne OKB Peter Wittig atehere. Sic u tha nga qarqet diplomatike edhe kesaj rradhe ekziston pak shprese per miratimin e njezeshem te nje rezolute qe parashikon sanksione te rrepta kunder Asadit dhe bashkepunetoreve te tij. Ruset kane lene te kuptojne tashme se nuk jane te interesuar.

Autor Claudia Serre/Angjelina Verbica

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›