AK reagon për abetaren në Preshevë

Aleanca Kuq e Zi i bashkohet revoltës së qindra shqiptarëve dhe intelektualëve në Preshevë të cilët refuzojnë dhunimin e abetares shqiptare nëpërmjet heqjes së simboleve kombëtare shqiptare.
“Pak ditë më parë qeveria dhe shteti shqiptar ka pajisur me abetare shkollat shqiptare në jug të Serbisë, përkatësisht Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Të njëmijë abetaret që janë dhuruar nga shqipëria janë punuar mbi standardet e kërkuara nga qeveria sërbe duke hequr flamurin dhe çdo simbol shqiptar në përmbajtje të tyre”, thekson kjo Aleancë.
Aleanca Kuq e Zi proteston ashpër duke e konsideruar një incident dhe skandal diplomatik në dëm të integritetit, identiteti dhe simboleve tona kombëtare. /Start/
2011-10-03 14:29