E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Po presim Prokurorinë

Gjatë një takimi në Pogradec, Halimi theksoi se bashkëpunimi midis policisë dhe Prokurorisë është i mirë.

“Jemi në pritje të rezultateve të hetimit. Tashmë hetimet për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi janë në duart e Prokurorisë”, theksoi ai.

Duke folur për proceset e zvarritura gjyqësore, Halimi tha se nevojitet thellim i reformës në sistemin e drejtësisë. Gjyqtari Skerdilajd Konomi u vra paraditen e datës 9 shtator në qendër të Vlorës. Që prej asaj dite, drejtësia shqiptare nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me vrasjen me eksploziv. Atentati ka lënë pak gjurmë për organet e hetimit. /Start/

                                                                                             2011-10-03 11:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›