E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania perfshihet nga reshjet e debores

Reshje te dendura debore kane krijuar trafik te renduar dhe kaos ne Gjermanine qendrore. Dhejtera kamione dhe atuomejte te tjera jane bllokuar neper rruge. Drejtuesit e automjeteve e kane cilesuar kete situate te pazakonte dhe se prej shume kohesh nuk u kishte ndodhur nje gje e tille.

Ne rajonin qendror te Harz eshte regjistruar deri ne 20 cm debore por ngricat e teperta kane shkaktuar rreshqitje te mjeteve dhe disa prej tyre kane perfunduar ne kanalet anesore. Sipas banoreve lokale reshjet e debores ishin te papritura. Sipas tyre uljet e menjehershme te temepraturave erdhen disa jave me perpara edhe pse ne disa rajone ajo shkriu dhe kjo situate krijoi mjaft problem per automjetet.

Nderkaq rreth nje meter debore eshte regjistruar ne Zugspitze rajoni me malor i Gjermanise dhe gjate fundjaves temperaturat priten te ulen edhe me teper ne te gjithe vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›