E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni asnje shqiptar ne Ditet e Kultures Maqedonase

Asnje artist dhe institucion kulturor shqiptar nga Maqedonia nuk eshte ftuar ne manifestimet Ditet e Kultures Maqedonase ne Britani te Madhe projekt i financuar nga qeveria maqedonase.
Rreth 40 artiste maqedonas grupe muzikore shkrimtare dhe autore filmash do te prezantojne potencialin e Republikes se Maqedonise ne kete eveniment deri me 28 Nentor.

INA raporton se Ministria e Kultures se Maqedonise ka siguruar nje prezantim edhe te kultures turke me nje shfaqje teatrale nepermjet Teatrit Turk te Shkupit. Nderkohe kultures shqiptare nuk i eshte mundesuar asnje perfaqesim ne kete eveniment kaq te rendesishem per kulturen e Republikes se Maqedonise.

Ne shenimin e ketyre manifestimeve ne Londer po merr pjese edhe kryeministri Nikolla Gruevski ministrja e Kultures Elizabeta Kancevska ndash Mileska etj. Shumica e manifestimeve do te organizohen prane qendres kulturore Tabernakul ne Londer.

Ky eshte diskriminimi i radhes qe ben Qeveria dhe Ministria e Kultures se Maqedonise pas skandalit me evenimentin Ditet e Kultures Maqedonase qe u organizua ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku nuk ishte ftuar asnje artist apo institucion kulturor shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›