E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet denimi per 17 shqiptaret e Lugines se Presheves

Gjykata ne Beograd eshte ne perfundim e siper te realizimit te vendimit per denimin e 17 shqiptareve te Lugines se Presheves.

Grupi qe sipas autoriteteve serbe ben pjese ne nje grup te ashtuquajtur Grupi i Gjilanit ka vrare pjesetare te komunitetit serb gjate vitit 1999 ne Kosove pas perfundimin e luftes.

Ndersa pritej vetem leximi i dokumentacionit teknik perfundimtar dje ne Gjykaten e Beogradit eshte paraqitur nje deshmitare serbe e cila ka thene se i kishte humbur nje i aferm i saj ne vitin 1999 ne qytetin e Gjilanit.

Kryetari i Levizjes Kombetare Shqiptare LKSH ne Presheve Orhan Rexhepi theksoi se gjyqesia serbe vazhdon te eskivoje me kete rast dhe po mban ne paraburgim te pafajshmit.

Edhe pse ishte paralajmeruar vetem leximi i dokumenteve teknike perfundimtare papritmas ne kete gjykate u paraqit nje deshmitare e cila kishte humbur nje aferm i saj gjate vitit 1999 ne qytetin e Gjilanit. Deshmia e saj ishte tejet banale duke mos thene asgje konkrete saqe mori vetem kohe. Me e keqja eshte se per neser u paralajmerua nje deshmitar tjeter dhe vazhdimi i leximit te ekspertizave ligjore. Detyrohemi te besojme se me ne fund do te mbarojne eskivimet e trupit gjykues theksoi Rexhepi.

Sipas Rexhepit familjaret presin me ankth perfundimin e ketij gjykimi qe po realizohet pa asnje baze apo deshmi te vlefshme.

Qeveria e Serbise kete akuze ndaj te lartpermendurve te quajtur si Grupi i Gjilanit e ka ngritur me 25 qershor te vitit 2009. Nente nga 17 te akuzuarit ndodhen ne burgun qendror te Beogradit jane Agush Memishi Faton Hajdari Ahmet Hasani Nazife Hasani Samet Hajdari Ferat Hajdari Kamber Sahiti Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›