E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi ne inat e siper i cileson gazetaret pedofile

Lisbone

Presidenti francez Sarkozi me shpresen se do te fitoje edhe nje tjeter mandat presidencial pavaresisht mbeshtetjes se ulet popullore po tenton qe te tregoje se eshte nje njeri i qete dhe qe e kontrollon veten ndryshe nga sa ka demonstruar shpesh ne te shkuaren. Nje nga rastet e tij te shumta te shperthimeve dhe humbjes se kontrollit eshte per shembull ai qe i tha nje vizitori ne nje panair bujqesor ik o trap.

Por duket se vetekontrolli eshte nje cilesi qe Sarkozi nuk e ka. Keshtu se fundi ne nje takim jashte kamerave ne Samitin e fundit te NATO-s ne Lisbone ai e humbi kontrollin kur e pyeten per skandalin e fundit per te cilin e kane akuzuar ate te Karacigate. Nje skandal qe rrezikon ta perfshije personalisht presidentin e ku i dihet ta shmange nga endrra e tij per nje presidence te dyte. Ne pergjigje te pyetjes qe i bene gazetaret per skandalin ai i quajti gazetaret qe e pyeten pedofile. Ah une nuk kam asnje prove kunder jush por me duket se ju jeni pedofil. Kush ma tha kete Kam nje bindje absolute. Kam pare edhe informacione te fshehta por nuk ua them se cilat jane. Kam takuar dike qe ma ka thene por nuk ta them dot se ke por kam bindje absolute se je nje pedofil. Pas rreth dhjete minutash debati me gazetaret Sarkozi eshte larguar duke thene Takohemi neser miqte e mi pedofile

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›