E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania perserit qendrimin ndaj Greqise

Gjermania përsërit linjën e fortë ndaj Greqisë dhe vendeve të tjera që kanë marrë mbështetjen financiare nga ndërkombëtarët. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Wseterwelle, në mbërritje të tij në Luksemburg në takimin e homologëve të tij europianë, duke iu referuar cështjes greke ka thënë se “të gjitha vendet që kanë marrë mbështetjen financiare nga BE, FMN dhe BQE duhet të respektojnë angazhimet”, për ta ka shtuar ministri gjerman nuk mund të ketë lëshime. Greqia ka kërkuar përmes një programi të paraqitur në takimin e Eurogrupit një rinegocim të kushteve të vendosura nga trojka, zgjatjen me dy vjet të tjera të plotësimit të reformave për programin antikrizë si dhe lehtësime të tjera për sektorin publik përsa u përket pagave dhe pensioneve. Por kreu i diplomacisë gjermane ka deklaruar se Athina nuk mund të pretendojë se gjithçka do të rinegociohet dhe se do të ketë lëshime të tjera. Për Westerwelle ka shumë rëndësi që ajo që është akorduar me Greqinë të realizohet sa më parë. Lidhur me këtë edhe zëdhënësi i qeverisë Merkel, Steffen Seibert, ka dekalruar se nuk do të ketë asnjë vendim mbi Greqinë në samitin e BE më 28 dhe 29 qershor. Sipas tij të gjithë partnerët europianë do të vijojnë me procedurat e zakonshme dhe më parë se të trajtojnë zgjerimin e afatit të planit të shpëtimit grek, do të presin rezultatet e misionit të trojkës në Athinë që pritet të mbërrijnë në fillim të muajit korrik.  
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›