E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Financave hedh poshte pretendimet e Rames

Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj reagon në lidhje me akuzat e bëra nga kryesocialisti, Edi Rama për lotarinë kombëtare. Sipas zotit Rushaj, kompania konsulente është sugjeruar qysh dy vjet më parë dhe jo në kohët e fundit siç pretendon opozita. Sipas Rushajt, Ministria shqiptare e Financave ka marrë asistence ndërkombëtare për konsulentin, që ka sugjeruar kriteret dhe rregullat e përzgjedhjes së kompanisë, që meriton këtë licencë. Numri dy i financave theksoi se opozita është duke përbaltur një proces, i cili është tejet transparentë dhe sipas tij, këtë po e bën për të gënjyer opinionin publik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›