E Diel, 1 Nëntor 2026

Paris mblidhen kater ministra te Financave ne prag te samitit te BE

Ditë tensionesh në Europë në prag të samitit të BE të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare. Pas takimit të katër liderëve të ekonomive më të mëdha europiane në Romë për të shkëmbyer opinionet e tyre për politikat e përbashkëta kundër krizës, sonte Parisi do të bashkojë në një takim ministrat përkatës të financave italiane, gjermane, spanjolle dhe franceze. Kështu Shoble, Grilli, de Guindos dhe Moscovici, por edhe komisioneri për cështjet ekonomike dhe monetare në BE, Olli Rehn do të përforcojnë edhe më tej këto bisedime rreth cështjeve kryesore të samitit të BE-së më 28 dhe 29 qershor. Takimi është njoftuar nga ministri francez i financave Pierre Moscovici i cili ka sqaruar se kjo mbledhje do të përgatisë efektivisht samitin e Brukselit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›