E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso propozon bashkim bankar europian

Nevojitet arritja e një integrimi financiar, një bashkimi bankar pa ndryshuar traktatin e Lisbonës, shprehet presidenti i Komisionit gjatë fjalës së tij në qendrën politike europiane në Bruksel. Kriza ka nxjerrë në pah pamjaftueshmërinë e koordinimit të kontrollit të bankave dhe si përgjigje duhet të përmirësohet arkitektuara e monitorimit financiar europian. Idea për një traktat ndërqeveritar për një proces të shpejt që kërkon modifikim të traktateve nuk është edhe aq e pranueshme. Brenda BE jo të gjitha vendet janë të bindura për këtë hipotezë. Ka ende rezistenca nga pala gjermane por edhe lëkundjet e britanikëve të cilët nuk e kanë pritur mirë diskutimin për një ndryshim të traktateve në Bazelin 3. Këto pozicione kanë shqetësuar presidentin e KE Barroso i cili nuk ka kursyer as kritikat.
“Në këtë kontekst krize nuk jam i sigurt që kjo urgjencë për të reaguar është e mirëpritur në të gjitha kryeqytetet e BE” ka thënë Barroso duke u kërkuar qeverive të punojnë për një gjetje të një marrëveshjeje mbi një paketë ku përfshihen masat për rritjen, duke shtuar këtu edhe bashkimin bankar si një element thelbësor për fuqizimin e BE. “Pika jonë e startimit duhet të jetë për të 27 vendet pavarësisht se ka edhe nga ata që dëshirojnë të jenë jashtë. Qëllimi kryesor është arritja e një konsensusi të përbashkët për të mos lënë jashtë asnjë qeveri në këtë rinovim të BE. Për ata që nuk duan bashkimin bankar mbeten përjashtimi dhe jo rregulli” bën me dije Barroso. Kjo krizë thotë ai është njw nga kërcënimet më të mëdha për cdo gjë që kemi arritur në këto 60 vjet të ndërtimit të Europës. Në këtë moment është në lojë jo vetëm integrimi ekonomik, por i gjithë besimi në Eurozonë dhe në angazhimet tona për projektin europian në tërësi. Për këtë motiv thekson Barroso është i nevojshëm përgatitja e një procesi afatgjatë për ndërtimin e një bashkimi më të fortë ekonomik dhe monetar. Dhe për të pasur një bashkim të tillë të shëndetshëm kërkohet një bashkim bankar ka thënë kreu i KE në fjalën e tij në PE në Bruksel. 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›