Arestohen 7 persona në Prishtinë për krim të organizuar

Prishtinë, 25 gusht - Arrestohen shtatë (7) persona nga rajoni i Prishtinës të dyshuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim te kartelave bankare, ku kanë përfituar mbi 150.000 mije euro.
Sot Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti Special i Antikorrupcionit se bashku me Departamentin Kundër Krimit të Organizuar, ka kryer një operacion policor me qellim të luftimit të krimit të organizuar, operacion ky i cili ka filluar të hetohet së paku qe një vit e gjysmë.
Gjatë këtij operacioni policor janë bastisur (18) tetëmbëdhjetë lokacione të ndryshme në Rajonin e Prishtinës, me qëllim të kapjes dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe mbledhjes së provave dhe dëshmive që ndërlidhen me krim të organizuar duke keqpërdorur kartela bankare te falsifikuara-duplifikuara, ka njoftuar policia nëpërmjet një komunikate .
Keqpërdorimet bankare nga personat e dyshuar fillimisht dyshohet te arrijnë vlerën ne mbi 150.000 mije euro (njëqind e pesëdhjetë mijë euro), ku personat e dëmtuar janë kryesisht shtetas të huaj. Personat e arrestuar janë:. B. B. (1988), L. B. (1990), B. G. (1987), A. A. (1981), F. A.(1987), Xh.H. (1970) dhe F. K., që të gjithë këta nga Rajoni i Prishtinës.
Si rezultat i bastisjes janë sekuestruar: disa llaptop, kompjuter, TV,USB, CD të ndryshme, pajisje teknologjike me të cilat janë prodhuar kartelat bankare të falsifikuara, një numër i kartelave bankare të falsifikuara, pajisje për lexim të kartelave bankare, telefona celular, dy armë gjuetie, katër revole të kalibrit të ndryshëm, një sasi e vogël e municionit dhe dokumentacion tjetër që identifikon krimin e kryer nga personat e dyshuar.
Personat e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendër të mbajtjes, ndërsa operacioni është ende në zhvillim e sipër dhe priten edhe arrestime te tjera.
Operacioni policor ka qene i mbështetur edhe nga njësitet speciale operative te PK-se.