Anduena Llabani: Karriera dhe familja, nje beteje ndjenjash dhe fatesh Yllka Selita
Anduena Llabani eshte nje nder gazetaret e njohura, jo vetem ne tv Klan, por edhe nga publiku. Para disa muajsh eshte bere mama duke sjelle ne jete djalin e saj, i cili ka ndryshuar jo vetem statusin e saj, por edhe jeten. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Anduena ka folur per kete eksperience te re dhe sigurisht duke rrefyer edhe sakrificat qe eshte dashur te beje per hir te profesionit, por edhe marredhenie qe ka ajo me rrjetet sociale.
Ka pak muaj qe jeni bere mamaja e nje djali, cfare femije eshte ai?
Zoti e deshi qe une te gezohem me nje djale. Ka pak dite qe Aleksei ka mbushur 8 muaj dhe dita-dites eshte nje marredhenie qe behet edhe me e ngushte. Tani po perjetoj ate fazen e reagimeve, te qeshjeve, ankesave dhe pretendimeve te para te nje foshnje, perkundrejt nenes. Jane situata te lodhshme, por padyshim nga me te bukurat. Aleksei eshte nje femije i qeshur, i shendetshem dhe simpatik. Kam mesuar se i pelqen sporti, muzika dhe mbi te gjitha reklamat. Ai lindi ne date 12 /06/1012 ne oren 8: 45 ne maternitetin “Hygea”.
Nje femije te ndryshon jeten...keshtu thone te gjithe…ka ndryshuar jeta per ju? C’nuanca ka marre?
Miqte e mi, ma artikulojne shpesh, qe ardhja e nje femije te ndryshon jeten. Cdo dite behem deshmitare e ketij ndryshimi te embel, qe padyshim me ve ne nje tjeter status dhe pergjegjesi. Sot ndryshe nga dje jam nene, kam te tjera deshira, mendoj me shume per te se per cdo gje tjeter, kohen me te madhe ia kushtoj Alekeit dhe jo me vetes dhe mikeshave te mia. Eshte nje jete ndryshe nga ajo paraardhese. Ke nje motiv me shume per te jetuar, je e gatshme te vetesakrifikohesh per qenien tende te vogel, ke nje pergjegjesi per te jetuar shendetshem dhe sa me gjate per te ecur cdo hap me te, tek sheh se si hedh hapat ne jete. Eshte nje jete plote ngjyra. Humori im varet nga sjellja, shendeti, zhvillimi i Alekeit. Lutem qe ai te rritet shendetshem dhe te jete me fat ne kete jete. Nuancat ne jete per mua kane qene gjithnje motiv per te pasur nje jete te qete dhe ndaj kam zgjedhur ngjyrat me te bukura. Vijoj t’i ruaj ato edhe sot me po aq fanatizem. Rezultati: ndihem mire.
A e kishit menduar ne kete moment te beheshit nene?
Aleksei ne jeten time nuk erdhi rastesisht. Pas nje bashkejetese 5 vjecare dhe nje vit martese, ishte e udhes qe familja Jaupi te shtohej me nje pasardhes. Zoti e deshi qe ky te ishte nje trashegimtar. Per mua kish ardhur casti, te sillja ne jete nje pasardhes per familjen e madhe Jaupi. Arditi dhe une morem vendimin te behemi tre. Sigurisht qe ishte nje vendim qe na plotesonte te dyve. Mendoj se ky vendim kerkon pergjegjesi dhe mbi te gjitha deshiren e madhe per te dhene me shume dashuri tek krijesa qe do te vije ne jete. Deshira per te sjelle ne jete nje krijese te perbashket, me dukej nje enderr e bukur, e cila me shoqeroi gjate gjithe shtatzenise. Cdo dite qe ndihesha dy, brenda meje, kuptoja deshiren dhe rendesine qe kish ky femije per mua dhe familjen time. Diten qe mesova se kjo krijese ishte djale , mora nje tjeter vendim: heren tjeter me nje vajze (qesh).
Per te qene nje femer e suksesshme ne boten e medias, a mjafton vetem te jesh e zgjuar, apo duhet edhe te jesh e bukur ?
S’eshte e mundur te jesh e suksesshme ne te dyja. S’do ta thosha, gjithsesi mendoj se pyetja i ka brenda te dyja anet e medaljes. Nese do te pranoja te paren, me shume sinqeritet do te pranoja se ka dhe perjashtime (qesh). Mendoj se jo domosdoshmerish duhet te jesh e bukur per te qene e suksesshme ne karriere. Pamja eshte ajo qe te ploteson. A ndani me mua mendimin se: te jesh e pashme ne nje media vizive, te ndihmon shpesh dhe te ndihesh e zgjuar per nje publik qe te ndjek?!.
Percaktimi i zgjuarsise eshte shume relativ. Kam plot raste kur femra te bukura, nuk jane aspak te zgjuara, por dalin ne ekran si teper inteligjente, sikunder ka dhe vajza qe s’jane aspak te bukura , por jane teper inteligjente ne punen e tyre. Te gjesh bukurine dhe zgjuarsine te nderthurura bashke, mendoj se eshte ideale.
Karriera dhe familja, a mund te behen te dyja ne te njejten kohe dhe pa cenuar njera-tjetren?
Ka gjithnje nje rrugezgjidhje. Eshte nje beteje ndjenjash dhe fatesh. Pa asnjeren prej te dyjave nuk mund te bej dot, ndaj dhe perpiqem qe te bej zgjedhjen time pa cenuar as karrieren e as familjen. Fakt eshte qe pas 6 muajsh, une vendosa t’i rikthehem punes. Ishte nje vendim qe padyshim me kushtoi shume. Me shume kohe dhe mund ne pune dhe me pak kohe me djalin. Mendoj se te dyja duan kohen dhe perkushtimin e duhur. Per momentin jam 24 ore e perkushtuar me mendje dhe fizikisht tek Aleksei, ndaj kam vendosur t’i le pak kohe vetes. Per karrieren ka gjithnje nje kohe dhe nje vend te duhur.
Si eshte nje dite e javes per nje gazetare qe shpesh i duhet te jete edhe ne terren, si nis dhe perfundon 24-oreshi?
Stermundim. Fale Zotit jo te gjitha ditet e javes ngjasojne. Jo te gjitha jane te ngarkuara me lajme, te cilat te marrin gjithe kohen e mundshme. Terreni eshte nje surprize per reporteret e kronikes. Mund te ndodhe gjithcka dhe ti duhet te jesh gjithmone aty e para dhe me informacionin me te bollshem, e sigurisht me te saktin. Sot fale nje konkurrence te madhe ne tregun mediatik, informacioni vjen ne redaksi ne kohe reale. Ajo qe duhet te beje ndryshimin, eshte trajtimi i asaj cka ndodh ne menyre profesionale dhe te sakte. Nje dite e zakonshme nis me mbledhjen e mengjesit, me kafen e shpejte, per te perfunduar ne terren, aty ku lajmi ndodh. Pas nje lukunie te madhe perpjekjesh, ne mbledhjen e te dhenave te mjaftueshme per ate cka ndodh, kthehem ne redaksi, aty ku me kater fjali duhet te shpjegoj ate cka duhet te trajtoje ne kronike. Montazhi eshte nje tjeter proces po aq i rendesishem sa mbledhja e informacionit. Aty “gatuhet” ajo qe ke blere me ate cka ke pergatitur, ndaj s’mund ta neglizhoj as kete faze qe edhe pse e njoh mire, kerkon gjithsesi kohen e vet.
A mendoni se keni bere zgjedhjen e duhur, tani qe merreni me gazetari?
Per mua te hyj ne boten mediatike, nuk ka qene nje qellim. Mbase ne kete rast, une u gjenda ne kohen dhe ne vendin e duhur per t’u bere ajo qe jam sot. Shpesh mendoj se do kisha bere mire te zgjidhja nje tjeter sektor, si per shembull kulturen apo sportin, por kurrsesi te mos merresha me lajmin. Informacioni eshte pushtet, ndaj s’mendoj se te kerkosh, eshte kunder mendimit te kete pak pushtet. Te jesh e para ne edicionin informative, apo te hapesh faqen e pare te nje gazete, mendoj se eshte nje kenaqesi e madhe, qe te jep vlera te padiskutueshme per punen qe ben. Eshte nje arsye per te vazhduar perpara.
Cilat jane sakrificat qe te eshte dashur te besh per hir te profesionit?
(Qesh)….. po nese te drejtohem po me pyetje kesaj pyetjeje, c’do me thoshit ju. A do te ishte sakrifice per cdo vajze te qendronte befas nje dite te tere pa ushqim, te flinte ne makine, ne te ftohte e ne acar, te qendronte e lagur gjithe diten e dites pa pasur mundesine te nderrohej nga shiu dhe era, te futej deri ne gjuhe ne varre te permbytura nga terbimi i motit, te mos vere gjume ne sy per net te tera, te perballet me njerez qe kerkojne femijet e tyre te mbytur, te pershkruaj kilometra te tere ne nje udhe pa krye ne kerkim te nje rruge klandestine per token e shumepritur. E pse te mos mendoj, se cka kam bere ka qene nje sakrifice e madhe, krahasuar me komoditetin ne te cilin jeton shpesh brezi im. Por mendoj se ia ka vlejtur. Sakrifica me eshte kthyer ne besim dhe padyshim ne ate cka une jam sot.
Meqenese jemi ne muajin e Shen Valentinit, si jeni njohur ju me bashkeshortin tuaj?
Po qe u be vertet kohe qe s’flas per kete teme?! Mund te them me siguri te plote, se nuk ka qene nje dashuri me shikim te pare per mua. Por, per Arditin ndryshon puna. Historia jone nis ne nje dasme, vijoi ne nje party e u finalizua ne nje ditelindje. Koha e njohjes perkon me muajin e ftohte te dhjetorit 2005. Arditi ne ate kohe punonte si moderator ne TVSH. Une disa metra me poshte ne Top Channel. Ishte nje njohje, e cila brenda pak kohesh u konsolidua dhe ajo cka mendoj se e forcoi ate me shume, ishte bashkejetesa ne Prishtine, e me pas ne Tirane.
Cila ishte dhurata qe bete dhe moret per kete feste, apo nuk e festoni?
(Qesh) Ketu po qe ka per te treguar. Te dy beme sikur pyetem njeri–tjetrin per dhuratat e radhes, por me shume sinqeritet i refuzuam, pasi te dy rame dakord qe per te shprehur dashurine, nuk mjafton nje date qe dikush e ka caktuar dhe ka mbetur ne histori. Une dhe Arditi, i dhurojme njeri-tjetrit ne cdo kohe, ate per te cilen kemi deshire. Shen Valentini nuk eshte nje date percaktuese per t’i thene njeri-tjetrit qe duhemi.
Sa ju ndihmon ai ne rritjen e femijes?
Mendoj se ketu ka shume gjera per te diskutuar?!.(Qesh) . Pertej shakase, sigurisht eshte detyre dhe kenaqesi. Arditi perfshihet vullnetarisht per te qendruar me Aleksein, ndonese jo aq sa une. Kur behet fjale per kontrollin e tij shendetesor, marrjen e ilaceve, te lodrave, pse jo dhe nderrimit te pelenave, Arditi eshte i pari. Per te, Aleksei eshte nje motiv me shume.
A do te kishit deshire qe nje dite te jeni edhe moderatore e nje emisioni televiziv?
Pse jo, e kush nuk do kishte deshire te ngjise shkallet e karrieres. E rendesishme eshte qe ato t’i hipesh nje e nga nje, e te sigurt. Do me pelqente. Nuk eshte dicka per te cilen nuk mendoj. Thjesht duhet te gjej gjene e duhur, ne momentin e duhur. Moderimi i nje fakti qe ti e njeh mire, do te ishte padyshim dhe nje hap drejt suksesit. Ne Shqiperi nuk do te thosha se mungojne emisionet televizive, ajo qe konstatohet eshte formati i tyre i njejte ne te gjitha ekranet. Po mendoj per dicka te vecante, e cila sigurisht do kohen e vet.
Nese po, cili do te ishte ai emision?
A mund ta them kur kjo eshte vetem nje ide ne ngjizje?.... Nje emision investigativ do me pelqente. Ky eshte edhe ne profilin e punes sime te perditshme, ndaj do ta kisha me te thjeshte.
Cfare marredheniesh keni me rrjetet sociale, “Facebook”, “Twitter”?
Do te thosha marredhenie te ftohta. Nuk jam shume aktive, kam nje adrese personale ne “Facebook”, te cilen e hap rralle. Koha me limiton shume deshiren per te pare se c’ndodh aty. Miqte e mi me te ngushte jane dhe familjare, jane ata qe listohen tek lista e miqve ne “Facebook”, per kete arsye s’duhet te qendroj dhe shume indiferente, ndaj ka dite qe i kushtohem edhe atyre. Postimi i fotove per te afermit dhe miqte e mi, qe jane jashte shtetit, eshte padyshim nje detyre.
Mendoni se sot rrjetet sociale jane bere pjese e jetes?
Mendoj se jane nje ure komunikimi mes nesh. Ne “Facebook”, une kam gjetur shoke dhe shoqe te femijerise, komunikoj ne kohe reale me familjaret e mi qe jetojne jashte, njihem me bema dhe komente mbi te cilat ndertohen histori dhe lajme. E pse mos te mendoje se eshte bere nje pjese e jetes sone se perditshme. Aty njerezit njihen, shahen, lavderohen, kuriozohen …. A eshte kjo qe ne permbushim cdo dite jashte ketij rrjeti virtual.?!
Ju vete kur e keni hapur dhe sa miq keni?
Diku nga pranvera e viti 2008. Mbaj mend qe i kerkova kolegeve te mi ne Klan, te me hapnin edhe mua nje adrese ne “Facebook”. Te gjithe ne ato kohe e kishin nje te tille pervec meje, qe ky fakt s’me kishte intriguar aspak. Mendova te behesha pjese e ketij grupimi duke mos e perjashtuar veten, shpesh edhe nga shume biseda te kendshme, qe zhvilloheshin brenda redaksise. Me kalimin e kohes kuptova permbajtjen dhe vendosa te mbaj nje adrese te tille personale me miqte e mije. Deri tani jane rreth 192 miq.
Jane te gjithe miqte tuaj ata qe ju keni pranuar ne “Facebook”, apo edhe thjesht te njohur?
Ketu jane miq, kolege dhe familjare te mite. Nuk mendoj se “Facebook”-u eshte nje dritare e hapur per te gjithe, ndaj kam vendosur qe ne kerkesat qe me drejtohen nga njerez qe nuk i njoh, te jem diskrete.
Cilat jane projektet tuaja ne te ardhmen?
Une sapo kam krijuar nje familje te re, andaj dhe te rejat para se gjithash kane lidhje me te. Nje shtepi e re, e cila pret te mobilohet, e me pas vijne projektet individuale.