Gjermania, u thote jo punetoreve nga vendet e BE
Gjermania i ka kerkuar Bashkimit Evropian te zgjase edhe me dy vjet kufizimet per levizjen e lire te punetoreve, shtetas te vendeve qe u anetaresuan ne BE ne vitin 2004. Ne teori keto kufizime duhej te anuloheshin, me 1 maj, por 15 anetaret e "Bllokut te Vjeter" mund te kerkojne edhe nje zgjatje te metejshme, nese provojne se ardhjet masive te punetoreve te rinj imigrante mund te kene ndikim ne tregun e brendshem te punes. Kerkesa gjermane per te shtyre edhe dy vjet keto kufizime, lidhur me shtetas nga Polonia, Republika Ceke, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Lituania, Letonia dhe Estonia iu percoll Brukselit ditet e shkuara, sipas nje zedhenesi te ministrise gjermane te Punes. Shtetet Anetare mund te kufizojne gjithashtu hyrjet e punetoreve shtetas nga Bullgaria e Rumania, qe u anetaresuan ne BE ne 2007, te pakten deri ne 2011. Kerkesa per zgjatjen e kufizimeve vjen ne nje kohe, kur niveli i papunesise ne Gjermani njohu nje rritje te papritur ne mars.