E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Trauma ze vendin e trete te vdekshmerise

Ne Shqiperi pas kancerit, arterosklerozes, trauma ze vendin e trete te vdekshmerise ne vend. Deklarata eshte bere nga Ministrja e Shendetesise Anila Godo, e cila njeheresh beri publik edhe projektin per permiresimin e kushteve te 18 urgjencave ne te gjithe vendin. "Prioritet per ministrine e shendetesise mbetet permiresimi i urgjencave te traumatologjise ne te gjithe vendin. Ne kete kuader nga grandi i qeverise Japoneze do te investohet nje shume prej 8 milion euro e cila do te mundesoje shtrirjen e projektit ne 18 sektore te urgjencave ne te gjithe vendin" ka pohuar Ministrja e Shendetesise, gjata takimit te zhvilluar per kursin nje javor te trajnimit ne Spille te Kavaje, ne qendren mjekesore Diagnostike. Projekt ky, i cili financohet nga ambasada zvicerane (Suiss Fondacion Internacional) ne bashkepunim me ministrine e shendetesise. Sipas Godos trauma eshte shkaku kryesor i vdekjeve ne kater dekadat e para te jetes, per sa u perket shkaqeve te vdekjes ne te gjithe grupmoshat. "Per kete arsye rendesia e menaxhimit te duhur te traumave shtohet gjithashtu duke marre parasysh se traumat jane me te shpeshta vecanerisht ne popullaten me te re dhe potencialisht me produktive, pa llogaritur ketu kostot financiare teper te larta", tha Godo ne fjalen e saj. Gjate ketij trajnimi pjesemarresit mesuan se sit e menaxhojne situata te ndryshme ne aksidentet rrugore, aksidente nga zjarri, i ftohti, termeti etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›