E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti paraprak i OSBE/ODHIR: Zgjedhjet në Maqedoni të lira

SHKUP-Zgjedhjet e djeshme parlamentare në Maqedoni ishin transparente, konkurruese dhe të realizuara mirë në të gjithë territorin e Maqedonisë, thuhet në raportin paraprak të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR, Kuvendit Parlamentar të OSBE-së dhe të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës.

“Këto zgjedhje vendosën gurthemelin e stabilitetit demokratik për të ardhmen e vendit”, - deklaroi Robert Bateli, kordinator i posaçëm që udhëhoqi misionin vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së.

Vëzhguesit ndërkombëtar thanë se në ditën e votimit, qytetarët kishin mundësinë që lirshëm dhe në atmosferë demokratike të realizojnë të drejtën e votimit pavarësisht parregullsive të vogla të paraqitura nga partitë të caktuara politike.

Procesi i numërimit të votave gjithashtu vlerësohet si pozitiv ndërsa përshëndetet autoritetet në të gjitha nivelet e pushtetit. Shefi i misionit afatgjatë të OSBE/ODHIR, Xhulijan Pil Jeits tha se merita për procesin zgjedhor të së dielës u takon votuesve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore.

Raporti përfundimtar për zgjedhjet pritet të publikohet pas dy muajve.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›