E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me varkë deri në Polin e Veriut, pa anije akullthyese!

SHBA- Brenda vitit 2050 Oqeani Artik do të jetë plotësisht i lundrueshëm, për pjesën më të madhe të vitit, për shkak të ngrohjes globale.

Brigjet Artike do të jenë më të arritshme, por pjesa që i përket bllogjeve kanadeze dhe siberiane do të jenë më pak e përshkrueshme.

Kur mendoni për Polin e Veriut keni në mendje atë kufi të pafund akulli i cili ju është përshkruar si i paarritshëm dhe i pakalueshmë?! E gjithë kjo histori  shumë shpejt do te jetë thjesht një kujtim.

Sipas studimit të publikuar në revistën Nature brenda 40 vjetëve të ardhshëm Oqeani Artik do të jetë i lundrueshëm për shumë muaj te vitit, gati për cdo drejtim pa pasur nevojë për ndihmën e anijeve shoqëruese akullthyese.

Gjeografi Scott Stephenson dhe kolegët e tij në Universitetin e Kalifornisë kanë studiuar statusin e rrugës në të cilin do të mund të ndodhet Poli i Veriut në vitin 250.

Përveç klimës, studimi merr parasysh morfologjinë e tokës, infrastrukturën dhe vendbanimet njerëzore. Premtimi i studiuesve nuk është një det krejtësisht pa akull, por një det të arritshëm nga anije pasegjerësh dhe tregtare, që mund të përballojnë cdo kusht atmosferik.

Arsyeja për këtë është ende e ngrohjes globale që mund të ngrejë deri në fund shekull temperaturën mesatare globale e 2-4 ° C, dhe që do të tregojë efektet e saj më të mprehta në rajonet polare, ku temperatura do të rritet deri 9 ° C.

Nëse nga njëra anë ambietalistët janë të shqetësuar për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike, aksesi në Oqeanin Arktik do të shkurtojë distancat mes kontinenteve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›