E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania zyrtarizon Shqipërinë në NATO

Gjermania ka depozitur pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, në Washington çertifikatën e ratifikimit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në këtë mënyrë Gjermania përmbyll procedurat lidhur me anëtarësimin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Sipas një deklarate për shtyp të zv. zëdhënës shtypi Bernhard Dresbach thuhet se "Qeveria federale e Gjermanisë është e bindur, se anëtarësimi në NATO i Shqiërisë do të japë një kontribut kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Europë". Gjithashtu në këtë deklaratë shkruhet se qeveria federale do të vazhdojë të mbështesë e angazhuar Shqipërinë me masa konkrete. Ndër to përfshihen dërgimi i këshilltarëve nga Gjermania, shkëmbim personeli, mbështetje në fushën e arsimit, ndihma materiale dhe konsultime periodike mbi çështje që lidhen me politikat e sigurisë dhe ato ushtarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›