Korçë, plagos me thikë, arrestohet 40 vjeçarja
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasen Majlinda Denasi, 40 vjeç e lindur ne Çorovodë të Skraparit dhe banuese në fshatin Goskovë të rrethit Korçë. Arrestimi i saj u bë, pasi ditën e djeshme në lagjen 9, ka shkuar tek lokali i shtetasit Vasil Goskova 32 vjeç dhe në grindje e sipër e ka goditur këtë të fundit me një thikë në shpinë. Menjëhërë policia ka arrestuar Denasin ndërsa i plagosuri u dërgua në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.