Gjermeni: Fund bojkotit, pas hapjes së kutive
Deputetja Eglantina Gjermeni u shpreh për mediat, se “transparenca e rikthen PS në kuvend ndërsa kutitë e mbyllura do të rinxjerrin popullin në rrugë. Të hapen kutitë për t’i dhënë fund bojkotit”. “Spikerja e Kuvendit ta lërë diversionin e saj bajat të paktën në prag të tryezës së presidentit. Mandatet e Partisë Socialiste janë mandate të popullit opozitar, as Jozefina e as Saliu nuk i prekin dhe as i djegin apo përvetësojnë dot përmes diversionit ndaj PS”, tha ajo në një konferencë shtypi.