E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Të zbardhen krimet e komunizmit

Deputetja Olta Xhaçka, akuzoi Berishën se e ka përdorur këtë çështje për më shumë se 20 vite.“Në të njëjtën kohë, Partia Socialiste fajëson Sali Berishën, si njeriun që për 20 vjet me radhë ka keqpërdorur kauzën e të përndjekurve politikë, duke e sjellë në vëmendjen publike sa herë i është nevojitur, por pa ofruar kurrë një zgjidhje që do të qetësonte shpirtrat dhe do të rikthente krenarinë e atyre që vuajtën një nga diktaturat më të egra në Evropë”, theksoi ajo për shtypin. Në emër të PS-së, Xhaçka tha se krimet e së kaluarës duhen zbardhur dhe dënuar, por ka shtuar se ato nuk mund të përdoren për të mbuluar mëkatet e së tashmes.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›