E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermeni Per here te pare pensionistet nuk marrin shperblime

Tirane 29 dhjetor NOA - Partia Socialiste ka akuzuar mazhorances se nuk interesohet per jeten qe bejne qytetaret e vendit. Ne nje deklarate per shtyp deputetja e PS Eglantina Gjermeni kritikoi vendimin e qeverise per te mos u dhene shperblime per fundviti pensionisteve.

Vetem koncertet e spotet propagandistike qe ka organizuar gjate vitit 2010 Sali Berisha kane kushtuar me shume sesa shperblimi i fundvitit per keto kategori. Por Sali Berisha ka prioritet koncertet e propaganden dhe jo hallet e njerezve tha ajo.

Gjermeni u shpreh se ky eshte nje deshtim qe vjen si pasoje e korrupsionit paaftesise dhe papergjegjshmerise te Sali Berishes. Ky vit filloi keq e po perfundon si mos me keq per keto kategori ne nevoje u shpreh deputetja Gjermeni.

Per pensioniste shqiptare per te papunet shqiptare per dhjetera e mijera shqiptare qe mbijetojne me asistence ekonomike viti 2010 filloi keq vazhdoi keq e po perfundon si mos me keq tha ajo.

Ajo u shpreh se per here te pare 540 mije pensioniste 90 000 shqiptare qe marrin ndihme ekonomike 80 mije te papune qe marrin pagesen e papunesise nuk do te marrin as gjelin e fundvitit sepse Sali Berisha ka vendosur te mos ua jape atyre kete shperblim modest.

Gjermeni u shpreh se kjo eshte pasoje e korrupsionit.

Nuk ka deshtim me te turpshem per Sali Berishen sesa fakti qe ai e ka katandisur shtetin shqiptar ne ate derexhe sa nuk ka me para as per tu paguar pensionisteve te papuneve dhe familjeve ne nevoje shperblimin e fundvitit. Dhe arsyeja per kete eshte e thjeshte korrupsioni i Sali Berishes dhe i oborrit te tij paaftesia e Sali Berishes dhe e qeverise se tij papergjegjshmeria e Sali Berishes dhe e mazhorances se tij te votave te vjedhura i ka bere rrush e kumbulla parate e shtetit dhe pasurite e shqiptareve tha Gjermeni.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›