E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet ISSH nis ndarjen e perfitimeve per 30 ushtarake

Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka perfunduar perllogaritjen e perftimit dhe derdhjen e parave ne llogarite individuale per 30 ish-ushtarake qe perfitojne nga ligji per pensionet. Burime prane ISSH konfirmojne se institucionet perkatese ne vend kane dorezuar ne fillim te javes dosjet per disa nga ish-punonjesit e tyre per te cilet ishte kerkuar informacion nga ISSH-ja lidhur me vjetersine ne pune dhe pagen referuese. Me te marre keto te dhena specialistet e ISSH-se bejne perllogaritjen e perfitimit per cdo qytetar brenda harkut kohor te dy diteve dhe me pas parate depozitohen ne emer te perfituesit. Llogaritja e perfitimit tashme behet sipas formules se re te percaktuar ne aktin normativ te qeverise i cili u miratua javen e kaluar ne Parlament. Me kete formule perfitimi llogaritet mbi baze te pages referuese neto. Me kete te fundit nenkuptohet qe totalit te pages i hiqen pjesa e sigurimeve shoqerore shendetesore si dhe tatimi mbi fitimin. Nderkohe qe edhe shuma qe shtohet per cdo vit vjetersi pune eshte tashme 1.5 per qind dhe jo 2 per qind sic sanksionohej me heret ne ligj. Ne te gjithe vendin nga ligji perfitojne 22 mije ushtarake te cilet ndahen ne nje sere kategorish sipas institucioneve ku kane punuar por edhe sipas kohes qe kane dale ne lirim. Deri me tani ka perfunduar ndarja e perfitimit per dosjet e SHISH-it i cili ishte institucioni i pare qe dorezoi rreth 37 dosje por qe emrat e perfituesve nuk mund te behen publike per shkak te detyrave ku kane punuar. Nga ana tjeter keto dite ka filluar dorezimi i dosjeve edhe nga institucionet e tjera ne vend si ministrite policia apo Forcat e Armatosura deri ne perfundim te procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›