Gjermeni: Të nxirren para ligjit vrasësit e demonstruesve

“Dje një botë e tërë pa përmes mediave se pavarësisht provokimeve që nuk u ndalën madje as në respekt për të rënët, pavarësisht shpërthimeve të turpshme te Sali Berishës e gjuhës kërcënuese e shantazhuese të të ashtu-quajturit kryeministër e të të gjitha institucioneve të kontrolluara prej tij, shqiptarët treguan se protesta e tyre, paqësore e dinjitoze nuk ka për t’u ndalur”, tha deputetja Englantina Gjermeni.
Ajo shtoi se tubimi i djeshëm ishte një thirrje që drejtësia në Shqipëri të bëjë punën e saj e sigurt, teksa ka shtuar se duhet të nxirren përpara ligjit të gjithë ata që vranë dhe plagosën shqiptarët.
“Demonstrata e homazhit ishte të gjitha këto e shumë më tepër, por mbi të gjitha ajo ishte një mesazh i qartë që i dërgohej nga qindra mijëra shqiptarë një regjimi të ngujuar e rrethuar me ushtarë e policë, i cili sot nuk përfaqëson veç një minorancë ndër shqiptarët: ndërsa Sali Berisha me çdo ditë që kalon po tregon se nuk ndan asgjë nga kultura dhe vlerat evropiane, ai ka përballë një popull evropian, i cili nuk do të reshtë së protestuari në emër të atyre vlerave e parimeve që shkelen përditë me këmbë nga ky pushtet”, përfundoi Gjermeni./S.Lleshi/Start/
2011-01-29 14:28