Ukraina nderon viktimat e tragjedisë së Çernobilit
Kiev - Ukraina zhvilloi homazhe në nderim të viktimave të katastrofës bërthamore të Çernobilit. Sot mbushen 23 vjet nga ngjarja tragjike që la pasoja të mëdha në Ukrainë dhe në vendet pranë saj.
"Sot ne kujtojmë me trishtim të thellë këta heronj që luftuan kundër elementeve bërthamore dhe që sakrifikuan për ne dhe fëmijët tanë", deklaron presidenti, Viktor Jushçenko.
Më 26 prill të vitit 1986, reaktori numër katër në centralin e Çernobilit në veri të Ukrainës, shpërtheu duke kontaminuar një pjesë të mirë të Evropës. Centrali i Çernobilit, ku një reaktor i fundit i tij vazhdon të prodhojë ende energji, u mbyll në muajin dhjetor të vitit 2000.