"Gjiganti" po transformohet
Shumica e analistëve janë dakord se pas rënies së Bashkimit Sovjetik, NATO-ja filloi me shpejtësi të ndryshojë misionin e saj, nga një organizatë mbrojtëse kundër komunizmit, në një mjet të rëndësishëm në ndërtimin e Evropës së lirë në periudhën pas Luftës së Ftohtë. "Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paqen arabo-izraelite, ku NATO-ja do t‘i dislokonte forcat nëse do të kishte paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo ka të bëjë edhe me Irakun, ku evropianëve do t‘u kërkohet t‘i ndihmojnë Shtetet e Bashkuara ekonomikisht. Kjo ka të bëjë edhe me Iranin".
Shumica e ekspertëve të NATO-s janë dakord se organizata ka filluar tashmë procesin e saj të transformimit nga një aleancë, misioni i së cilës gjatë Luftës së Ftohtë ishte të mbronte demokracitë perëndimore nga Pakti i Varshavës, në një koalicion, misioni i të cilit është të zgjerojë stabilitetin dhe të nxisë reforma demokratike përtej kufijve të saj. Shumica e analistëve janë dakord se pas rënies së Bashkimit Sovjetik, NATO-ja filloi me shpejtësi të ndryshojë misionin e saj, nga një organizatë mbrojtëse kundër komunizmit, në një mjet të rëndësishëm në ndërtimin e Evropës së lirë në periudhën pas Luftës së Ftohtë. Aleanca solli në radhët e saj Gjermaninë e ribashkuar. Ua hapi dyert 14 vendeve të reja, të cilat ishin dikur pas perdes së hekurt, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë dhe vendet e Baltikut.
NATO i ofroi mundësinë e bashkëpunimit Rusisë për t‘i treguar vullnetin e saj në tejkalimin e ndarjeve të Luftës së Ftohtë dhe për t‘i treguar se zgjerimi i saj drejt Lindjes nuk përbënte kërcënim. "Në vitin 1995, NATO-ja u angazhua në luftën e saj të parë jashtë kufijve të organizatës, për të sjellë paqe në Bosnjë, e cila u pasua nga konflikti i 1999-s në Kosovë", thotë Xhejms Taunsend, drejtor për Strategjinë Ndërkombëtare të Sigurisë në Këshillin Amerikan Atlantik këtu në Uashington. "Mendoj se Ballkani vuri në dukje nevojën e një aleance, nevojën që aleatët të bashkëpunojnë. Aty u provua koncepti se NATO-ja ishte e nevojshme edhe pas Luftës së Ftohtë dhe ishte një mjet që ndihmonte në integrimin e Evropës".
Robert Hantër, ekspert sigurie në korporatën Rand në Uashington, shton se NATO-ja ka ndihmuar në nxitjen e reformave demokratike në shtetet ish-komuniste. "Vendet që janë të përgatitura t‘i pranojnë kërkesat për anëtarësinë në NATO, të cilat përfshijnë shumë gjëra si demokracinë, përparimin ekonomik, të lënë pas të kaluarën dhe të reformojnë ushtritë e tyre, mund të anëtarësohen në NATO". Shqipëria dhe Kroacia janë dy vendet e reja që pritet t‘i shtohen NATO-s në prill. Aleanca u përball me një sfidë të madhe gjatë ndërhyrjes ruse në Gjeorgji, në gusht të vitit të kaluar. NATO-ja i pezulloi punimet në Këshillin NATO-Rusi për të protestuar kundër veprimeve të Moskës. Por në fillim të këtij viti, Rusia dhe anëtarja kryesore e aleancës, Shtetet e Bashkuara, kanë shkëmbyer mesazhe me tone pajtuese.
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson, thotë se rindërtimi i marrëdhënieve Lindje-Perëndim është qenësor veçanërisht për Rusinë. "Mendoj se Rusia po ndryshon. E ka kuptuar se është e pambrojtur si pjesë e ekonomisë botërore dhe si pasojë i duhet të rivlerësojë pozitën e saj. Dhe mendoj se këtë duhet ta bëjë në bashkëpunim me vendet e NATO-s". Aleanca e Atlantikut përballet tani me sfidën e saj më të madhe në Afganistan. Shumë analistë shqetësohen se NATO-ja e ka humbur koherencën e saj që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ata vënë në dukje mosmarrëveshjet në lidhje me përcaktimin e misionit të NATO-s në Afganistan; nëse ai duhet të jetë lufta kundër kryengritjes apo rindërtimi i vendit.
Por Çarls Kupçan, ekspert i çështjeve evropiane në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë, thotë se NATO-ja është tani shumë më ndryshe seç ishte gjatë Luftës së Ftohtë. "Kjo është NATO-ja e shekullit XXI, më e madhe, më komplekse dhe misionet janë më të ndërlikuara. Duhet të mësohemi me një aleancë që nuk do ta ketë solidaritetin e së kaluarës". "E ardhmja e NATO-s varet nga formimi i koalicioneve të vullnetshme brenda radhëve të saj", thotë zoti Kupçan.
Por eksperti i sigurisë, Robert Hantër, thotë se Shtetet e Bashkuara duan që aleatët t‘i mbështesin përpjekjet e tyre në Lindjen e Mesme. "Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paqen arabo-izraelite, ku NATO-ja do t‘i dislokonte forcat nëse do të kishte paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo ka të bëjë edhe me Irakun, ku evropianëve do t‘u kërkohet t‘i ndihmojnë Shtetet e Bashkuara ekonomikisht. Kjo ka të bëjë edhe me Iranin". Zoti Hantër thotë se Aleanca e Atlantikut do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në garantimin e stabilitetit në shumë pjesë të botës, nëse vendet e saj anëtare do të kenë vullnetin të investojnë në të ardhmen e organizatës.