E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Do të dëmshpërblejmë ish të përndjekurit

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se pak orë para anëtarësimit në NATO, mazhoranca e djathtë ka realizuar një tjetër premtim të rëndësishëm për shqiptarët, dëmshpërblimin e të pushkatuarve pa gjyq nga regjimi më i egër diktatorial, ai komunist. Topalli u takua dje me banorët e Komunës Mnel-vik, Hajmel dhe Vau i Dejës. "Ju, si komunë, keni vuajtur dhe jeni persekutuar si pakkush nga komunizmi. Natyrisht, për ju Shqipëria në NATO merr domethënie të jashtëzakonshme", u shpreh Topalli. Kryeparlamentarja theksoi se ky ishte një detyrim i qeverisë. "Por unë ndjej keqardhje për qëndrimin e disa deputetëve të opozitës, të cilët mbrëmë abuzonin me atë shtresë shoqërore, që është viktimë e krimeve të komunizmit, që ka vuajtur më shumë se askush tjetër gjatë asaj periudhe, duke e klasifikuar me një fjalor që më kujtonte atë të 20 viteve më parë. Kjo ishte shumë e trishtueshme ta dëgjoje mbrëmë, por ne jemi të vendosur të shohim përpara. Unë mendoj se hyrja në NATO edhe këtyre 3, 4, apo 5 deputetëve, do t‘u bëjë shumë mirë", nënvizoi ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›