E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet zyrtarisht shembja e një pjese të tunelit

“Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në njoftime të mëparshme në kohë pat informuar publikun për mbylljen e rrugës për punime të mëtejshme në të dy galeritë e tunelit. Rënia e masivit shkëmbor ka ndodhur në galerinë jugore. Kjo galeri nuk ka qënë asnjë ditë e hapur për trafikun rrugor”, tha zëdhënësja e kësaj ministrie, Armida Qyflaku. 

Sipas saj, fenomene të tillë janë frekuente në punimet në tunele. “Rrjedhimisht situata nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pasi tuneli, sikurse ju kemi njoftuar më parë, do të hapet vetëm pasi të jenë perfunduar të gjitha punimet”, vijon ajo.

Ndërkohë, Partia Socialiste përsërit ka kërkuar nga ministri Olldashi, të bëjë transparencë të plotë mbi ngjarjen në tunelin Thirrë-Kalimash.“Ministri Olldashi që është personi direkt përgjegjës për këtë çështje nuk nguron të dalë e të flasë mbi gjithshka madje edhe për lulishtet në Tiranë dhe hesht për një prej detyrave kryesore të tij. Ne sot vazhdojmë t’i kërkojmë Ministrit të zbardhë çfarë fshihet pas ngjarjes në tunelin e Kalimashit”, theksoi zëdhënësja e PS, Armela Imeraj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›