Gjika: Ishte e qellimshme, gjyqtari nuk gaboi!
Presidenti i Flamurtarit, Shpetim Gjika, eshte shprehur i revoltuar, pas ndeshjes se fundit, me Vllaznine e Shkodres: "Penalltia ne favor te Vllaznise, e dukshme, eshte dhene me qellim. Nuk kishim te benim me nje gabim njerezor te gjyqtarit, por ishte nje vendim i paramenduar prej tij", - theksoi Gjika. "E kam percjelle ndeshjen nepermjet valeve te televizionit, sepse kam pasur probleme te tjera, ne Vlore. Vllaznia luajti shume mire ne pjesen e pare. Pjesa e dyte ishte ne favorin tone. Besoj se eshte rasti i pare, qe Flamurtari konteston vendimet e gjyqtareve. Gjithnje kemi menduar se edhe gjyqtaret jane njerez dhe bejne gabime. Ndersa ne rastin e kesaj penalltie, eshte fatkeqesi e madhe qe gjyqtare te tille behen pjese e formave te tilla. Ne e respektojme kampionatin, kemi mundur Dinamon, donim te ballafaqoheshin denjesisht ne Shkoder, ashtu sikurse do te bejme me Tiranen dhe nuk hyjme ne kompromise te tjera. Por ajo vetem penallti nuk ishte dhe gjyqtari e di mire kete. Nuk ka gabuar, por e ka bere me qellim. Une, menjehere pas penalltise, kam komunikuar ne telefon me drejtuesit e ekipit dhe u kam thene te qendrojne pasive ne fushe", - u shpreh Gjika.
Kontestimi
Pas pesimit te golit te dyte, vlonjatet nuk kane reaguar dhe Sukaj shenoi golin e trete, ne porten e tyre. "Une nuk e di si ndihen lojtaret e Shkodres per golin e dyte, por them me shume per golin e trete, sepse nuk eshte ne dinjitetin e futbollit shkodran", - tha Gjika, i cili kontestoi gjykimin, ne momentin e 11-metershit.