Vasili: Qeveria, te angazhohet per te zgjidhur situaten
Qeveria duhet te vere ne dispozicion mjetet e domosdoshme, per te zgjidhur situaten dhe te mos prese permiresimin pasiv dhe natyral te saj. Kjo eshte kerkesa e bere nga Levizja Socialiste per Integrim, nepermjet sekretarit te Pergjithshem te LSI, Petrit Vasili. Partia e tij shpreh shqetesimin per emergjencen e madhe me te cilen jane perballur me mijera qytetare, ne keto dite te motit te renduar, qe ka pllakosur te gjithe vendin. "Ne i kerkojme qeverise qe te informoje sakte, ne menyre te vazhdueshme dhe intensive qytetaret me te gjithe mjetet e informimit publik, qe ata te evitojne udhetimet ne akset e bllokuara qe do t'u krijonin situata kritike atyre", drejtoi kerkesen Vasili. Gjithashtu ai kerkoi ne emer te partise se tij, qe qeveria te marre masa te menjehershme per t'u ardhur ne ndihme mijera familjeve te demtuara nga kjo situate e rende. "Qeveria dhe pushteti vendor duhet te bashkepunojne intensivisht dhe pa asnje paragjykim politik, duke pasur prioritet te vetem qe t'u vijne sa me pare ne ndihme, mijera qytetareve te prekur nga pasojat", deklaroi per mediat, sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim.