Tifozet e Dajtit sulmojne autobuset e Lacit
Dhuna ne sport shenon kulmin edhe ne ndeshjen mes ekipeve te Lacit dhe Dajtit. Ngjarja ka ndodhur ne oret e pasdites se djeshme, ne afersi te Kamzes, teksa dy autobuse te mbushur me sportiste dhe tifoze laciane jane sulmuar barbarisht nga nje grup personash, te cilet mendohet jane tifozet e ekipit te Dajtit. Presidenti i firmes se transportit "Kurbini sh.p.k.", prone e te cilit kane qene dy autobuset, Mark Dedaj, thote se rreth 100 lojtare dhe sportdashes jane gjendur ne nje rrezik shume te madh ne afersi te Kamzes. Gure te shumte jane derdhur mbi dy mjetet, duke thyer te gjithe xhamat e tyre. Nje pjese e tifozeve kane marre plage te lehta dhe jane mjekuar ne spital. Fillimisht situata ka qene e qete dhe ekipi i Dajtit ka shenuar golin e vetem. Ne kete moment irritimi i tifozerise ka qene i menjehershem, kur lacianet kane shenuar golin e barazimit.
A. Ndoja
A. Ndoja