E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja i drejtohet Durresit, ne pritje te Hungarise

Aranit Muraci

Kombetarja do te zhvilloje sot seancen e pare te javes se pergatitjeve, ne vigjilje te ndeshjes se 28 marsit ndaj Hungarise, e cila eshte konsideruar edhe sfida me delikate, ne eliminatoret e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Objektivi kuqezi, nen drejtimin e holandezit, Ari Han, eshte qe te leme pas, ne fund te ketyre eliminatoreve, ekipin e Hungarise. Me nje mision, qe te mposhtin Hungarine, ne "Qemal Stafa", per te kenaqur edhe tifozet e shumte, qe e mbeshtesin vazhdimisht ekipin tone perfaqesues, kombetarja e Shqiperise synon fitoren e dyte ne shtepi, pas barazimit me Suedine dhe triumfit ndaj Maltes. FSHF ka ulur cmimin e biletave, me qellim qe numri i tifozeve, te jete i konsiderueshem ne kete ndeshje. Dje ne hotel "Durrah", ne Durres, lojtaret nisen zyrtarisht grumbullimin. Te paret qe i jane drejtuar residences kane qene futbolliste, kryesisht nga kampionati yne. Pas fitores qe siguruan ne kampionat, tre futbolliste te Tiranes, Agolli, Lila dhe Memelli i jane drejtuar gjate dites se djeshme Durresit, ku jane bashkuar me lojtaret e tjere, si Bakaj i Dinamos, Vrapi i Elbasanit, apo edhe Sukaj i Vllaznise. Nderkohe, mbreme pritej mberrija e Skeles e Lales dhe e Salihit. Sot ne mbremje ekipit tone do t'i bashkohen edhe futbolliste tjere, ekipet e te cileve kane luajtur pasditen e djeshme. Keshtu, ne Ukraine, tre lojtaret e kombetares, qe luajne me Vorslken, kishin ndeshjen e kampionatit, ashtu sikurse edhe lojtaret qe luajne ne kampionatin qipriot. Sot pritet te mberrije edhe Lorik Cana, qe pas kualifikimit te Olimpik Marsejes, ne Kupen UEFA, mbetet i vetmi lojtar kuqezi, qe vazhdon te perfaqesohet ne arenen nderkombetare.

Dorezohet Beqaj, per titullin ne Qipro

Ekipi i portierit te kombetares sone, Anorthosis Famagusta eshte mundur dje, ne ndeshjen brenda ne shtepi, nga Omonia Nikosia, duke i shuar shpresat per te mbrojtur titullin kampion. Kampionati qipriot kryesohet aktualisht nga ekipet e Alti Haxhit, Omonia Nikosia, dhe Apoel Nikosia i Klodian Duros. Kjo e fundit fitoi, ndaj Alkit, "in-extremis", 1-0 ne ndeshjen e djeshme. Deri ne mbyllje te edicionit ne Qipro, ekipet e Duros dhe te Haxhit, synojne te fitojne titullin dhe beteja do te zhvillohet mes tyre.

Trajneri

Ari Han mberriti dy dite me pare ne Tirane. Ai pa pjesen e pare te ndeshjes Dinamo-Elbasani dhe dje se bashku me ndihmesin e tij i eshte drejtuar i pari residences se kombetares, ne Durres, ku me pas i jane drejtuar edhe lojtaret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›