Gjika-Muçës: Si mundet të mos fitojmë as me Laçin?
TIRANE- Ishte dikur një Flamurtar, që në fushën e tij reali zonte 30 fitore radhazi dhe ku të gjithë kundërshtarët "copëtoheshin" njëri pas tjetrit, shpesh duke pësuar edhe një goleadë. Por, dy barazime radhazi në shtëpi, kanë bërë që vlonjatët të mos shihen më një skuadër e pathyeshme. Rezultate të tilla u kanë dhënë startin polemikave dhe tensionit në ekip, duke qenë se bëhet fjalë për një skuadër të ndërtuar për të fituar trofe. Dje, presidenti Shpëtim Gjika ka takuar trajnerin Muça dhe ekipin, ndërsa ai nuk i ka kursyer kritikat direkte për situatën aktuale të vlonjatëve. "Më jep një arsye logjike pse nuk fitojmë dot as me Laçin në shtëpi, - ka qenë kërkesa e presidentit të Flamurtarit, drejtuar trajnerit Shkëlqim Muça. - Si ka mundësi që nuk fitojmë dot as me Laçin? Unë bëra merkaton që deshët, jemi ndër klubet më korrekte me rrogat dhe nuk ju kam vënë asnjëherë nën presion për titull apo për të fituar të gjitha ndeshjet. Por, ama, të mos fitoni me Laçin dhe të komplikoni gjithë situatën në Kupë, që është trofeu i vetëm ku mund të triumfojmë, nuk ka qenë logjikë", ka shtuar kreu i bashkisë së Vlorës dhe i klubit të këtij qyteti.
AKUZAT
Akuzat e Gjikës vijnë vetëm një ditë pasi Flamurtari u ndal në një barazim 1- 1 me Laçin në Kupë, madje duke rrezikuar edhe disfatën. Kjo ndeshje bëri që vlonjatët të mbeten në kuotë të barabartë pikësh me Vllazninë, duke rrezikuar seriozisht të eliminohen nga trofeu i vetëm që mund të fitonin këtë edicion. Gjika u ka kujtuar lojtarëve dhe trajnerit, se duhet të rikthehen te rezultatet e mira, ndërkohë që nga Muça ka kërkuar të dijë edhe nëse ka ndonjë problem në ekip. "Ju stërviteni në kushte të shkëlqyera dhe nuk ju mungon asgjë, - ka vijuar kreu i Flamurtarit, duke iu drejtuar më pas Muçës. - Më thuaj çfarë problemi ka në skuadër që nuk po e zgjidh dot ti, në mënyrë që ta zgjidh unë".
MUÇA
Ndërkohë, trajneri Shkëlqim Muça ka lënë të kuptohet se është dakord me kritikat, ndërsa ka premtuar zgjidhjen e problemeve që është duke kaluar skuadra, duke nisur nga ndeshja e radhës ndaj Kastriotit. "Nuk ka ndonjë problem të madh, thjesht skuadra ka ngecur psikologjikisht, - ka thënë tekniku kryeqytetas. - Lojtarët e kuptojnë që po gabojnë dhe tani nxitohen pak në fushën e lojës, ndërsa shpesh bëhen nervozë. Por, më lër pak kohë dhe gjithçka do të zgjidhet", mësohet të ketë thënë Shkëlqim Muça.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)