E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbje e Man. Cityt në Lisbonë

Në ndeshjet e sotme të së tetës së finales së Ligës së Evropës, lideri aktual i kampionatit anglez, Manchester City u mposht në Lisbonë nga Sportingu me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm për skuadrën portugeze e shënoi braziliani Xandao në minutën e 59-të.

Atletico Madrid mundi Beshiktashin e Stambollit 3:1, kurse në ndeshjen e tretë ku fituan vendësit, Jong shënoi golin e vetëm për ekipin e tij Twente kundër Schalkes 1:0. i vetmi ekip mysafir që kthet me fitore në shtëpi është Olimpiakos, i cili me 1:0 mposhti Matalistin e Harkovit.

Ndërkaq, nga ora 21 e 5 minuta janë u zhvilluar edhe katër takime të tjera të Europa League: AZ Alkmaar- Udinese, Manchester U.- Athletic Bilbao, Standard Liege-Hannover dhe Valencia - PSV Eindhoven
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›