E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri: Berisha nuk do reformë zgjedhore, prishi negociatat

Damian Gjiknuri

Negociatori i PS për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, tregon për gazetën Panorama negociatat me përfaqësuesit e PD, propozimet e selisë rozë për një reformë të plotë zgjedhore dhe qëndrimin refuzues të kreut të maxhorancës, Sali Berisha. Sipas tij, nëse reforma zvarritet, zgjedhjet e lira bëhen një mision i pamundur.
Duket se negociatat mes dy grupeve të të mandatuarve, PD-PS, kanë ngecur dhe nuk po japin asnjë rezultat. Përse një kjo situatë kur për pak u pa se palët po shkonin në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore?
Reforma zgjedhore kërkon vullnet, klimë politike dhe një hartë të qartë veprimi se çfarë synon të arrijë. Për vullnetin e PS nuk po zgjatem, pasi e demonstruam të parët dëshirën, madje dhe me propozim konkret për të negociuar hartën e veprimit dhe modalitetet e funksionimit të komisionit të reformës zgjedhore. Në vijim paraqitëm dhe një propozim për një marrëveshje mbi të cilën do të udhëhiqej puna e komisionit te reformës zgjedhore. Ky dokument kishte në themel angazhimin për të adresuar rekomandimet e ODHIR-it dhe problemet e tjera që ka zbatimi i ligjit zgjedhor në vend, të cilat janë konstatuar si të tilla nga vëzhguesit e ODHIR-it, ashtu edhe nga faktet apo procese ligjore të mirënjohura, siç është për shembull dhe rasti i Ruzhdies në vitin 2009. Ky dokument përfshiu edhe atë premtimin publik dhe jopublik me partnerët ndërkombëtarë që ka bërë Sali Berisha në vazhdimësi, se do të pranonte çdo propozim të opozitës, i cili certifikohej nga ODHIR-i dhe Komisioni i Venecias, si në përputhje me standardet për zgjedhje të lira e të ndershme. Pasi kaluan mbi dy javë diskutime mbi këtë platformë, në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim, Berisha kthen një përgjigje nga Gjinari i Elbasanit se PS nuk do reformë zgjedhore. Një veprim i tillë mund të jetë gjithçka, por jo seriozitet dhe vullnet për të hyrë në një reformë të përbashkët zgjedhore, aq më tepër kur je duke diskutuar për modalitetet e saj me palën tjetër. Kjo na bën të besojmë se Berisha as për reformën zgjedhore nuk ka vullnet bashkëpunues, por do të imponojë kushtet e tij si për çdo gjë tjetër në politikë.
Zoti Berisha është shprehur se është i gatshëm që të fillojnë reformën vetëm me rekomandimet e ODHIR-it dhe me asnjë çështje tjetër, duke pretenduar se ODHIR-i i ka identifikuar tashmë ku janë problemet me zgjedhjet. Përse ju nuk ndani të njëjtin qëndrim, kur vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve konsiderohen nga politika shqiptare si certifikuesit e çdo problemi që ka lidhje me zgjedhjet?
Së pari, Berisha duhet të deklarohet qartë nëse i qëndron premtimit që u ka dhënë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për të pranuar propozimet e opozitës apo jo. Nëse ka ndërruar mendje dhe e ka thënë në një kontekst tjetër politik, le të na e thotë, megjithëse ne kemi besuar se ky premtim ka qenë pjesë e demagogjisë së tij tipike për të fituar kohë dhe kaluar problemin. Së dyti, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje me kohë që është koha për një reformë të plotë, gjithëpërfshirëse dhe që adreson problemet me zgjedhjet në Shqipëri. Një pjesë e problemeve me zgjedhjet janë të listuara në rekomandimet e ODHIR-it për zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2011. Një pjesë tjetër e problemeve me zgjedhjet, edhe pse janë konstatuar si të tilla në raportet e ODHIR-it, nuk kanë rekomandime konkrete, pasi nuk mund të ketë të tilla, duke ia lënë në dorë politikës kombëtare që të japë një përgjigje për zgjidhjet e mundshme. Për shembull, ODHIR-i konstaton problem me listat dhe dublimet ose mundësinë e identifikimit të emigrantëve në to, por mjaftohet me rekomandimin që politika të gjejë zgjidhje për sisteme gjithëpërfshirëse opozitë-pozitë, që përmirësojnë këtë sistem pa dhënë ndonjë opsion konkret. ODHIR-i konstaton që fenomeni i votës fiktive, të shumëfishtë apo të deleguar, si dhe mbushja e kutive, janë vërejtur në një pjesë të territorit të Shqipërisë, për të mos përmendur rastin e Ruzhdies, që e dokumenton këtë fenomen, por nuk rekomandon se si këto fenomene mund të parandalohen duke ia lënë në dorë politikës kombëtare për ti adresuar ato. Fatmirësisht, në vende të tjera dhe me teknologji bashkëkohore, këto fenomene janë adresuar duke shërbyer si model frymëzues edhe për reformën tonë zgjedhore. Numërimi i votës po kthehet në një gangrenë duke u bërë një problem gjithmonë e më i kritikueshëm për çdo zgjedhje, por ODHIR-i nuk rekomandon se cila do të jetë zgjidhja më e mirë për të shpejtuar numërimin dhe rritur integritetin, duke ia lënë në dorë politikës kombëtare. Pikërisht, disa nga këto çështje që përmenda, por edhe të tjera, janë problemet reale që konstatohen në raportet e ODHIR-it, por që nuk kanë asnjë rekomandim, të cilat nuk mund të mos lihen pa u adresuar nga kjo reformë. Ato janë probleme që kanë qenë në themel të polemikave dhe tensioneve politike në lidhje me zgjedhjet për dy vitet e shkuara dhe smund të bëjmë sikur nuk ekzistojnë më. Të mos harrojmë që çdo reformë zgjedhore e kryer në këtë vend, krahas rekomandimeve specifike të ODHIR-it, është nisur edhe nga problemet reale që kanë zgjedhjet dhe ndjeshmërinë që kanë palët për këtë proces. Mjafton tju përmend vetëm faktin që numërimi i përqendruar në këtë vend dhe që ka sjellë kaq shumë probleme, nuk ka ardhur si rezultat i rekomandimeve të ODHIR-it, por si një kërkesë që ka bërë PD-ja atëherë në opozitë, pas zgjedhjeve të vitit 2003, duke mos qenë rasti i vetëm.
Kur thoni probleme të tjera, mos përfshihet këtu edhe sistemi zgjedhor apo vota e emigrantëve, që ju e keni hedhur si ide?
Çështja e sistemit zgjedhor është një çështje e shumëdiskutuar nga aktorët politikë, kryesisht partitë e vogla, të cilat preken nga sistemi aktual. Madje ka qenë vetë Berisha që ka deklaruar publikisht, siç ai e ka zakon, se sistemi u ka rënë në qafë partive të vogla dhe duhet riparë. Kuptohet, sistemet zgjedhore janë diskrecion i shteteve dhe nuk ka asnjë standard apo rekomandim për to, duke i bërë produkt të marrëveshjeve politike dhe objektivave nga të cilat udhëhiqet një shtet në dizajnimin e sistemit zgjedhor. PS ka qenë e hapur që çështja e sistemit zgjedhor edhe mund të diskutohet me partitë dhe me mbështetjen e Komisionit të Venecias, siç është bërë më parë, në vitin 2008. Me këtë nuk dua të them se reforma zgjedhore mund të mbetet peng i ndryshimeve të sistemit, dhe as se sistemi aktual proporcional duhet të ndryshojë radikalisht, por që mund dhe duhet hapur si debat, kjo smund të mohohet. Kush më mirë se këtë mund ta bëjë përveçse komisioni i reformës zgjedhore? Nëse Berisha nuk do ta hapë, le të gëlltisë atë që kanë thënë më parë, madje jo më larg se dy javë më parë, në emisionin Opinion, se do të pranonte çdo propozim të sistemit zgjedhor që do të ofrojë opozita. Për qëllim transparence, PS nuk ka asnjë sistem të preferuar, por as edhe i druhet debatit për të korrigjuar ndonjë padrejtësi që vetë Berisha e ka pranuar që ky sistem prodhon. Siç duket, Berisha ka ndryshuar mendje për shkaqe që kanë të bëjnë me dinamikën dhe pritshmërinë e forcave në terren, por të paktën duhet të ketë kurajën dhe tu thotë aleatëve të tij dhe popullit se nuk do ndryshim të sistemit zgjedhor aktual.
Në lidhje me votën e emigrantëve, kjo çështje ka qenë gjithmonë e debatueshme si nga pikëpamja kushtetuese, por edhe praktike. Shumica e shteteve e kanë të parashikuar, madje me shume sukses. Disa të tjera jo. Edhe për mënyrën e votimit të tyre ka diskutime, por, a nuk është e udhës që kjo çështje të diskutohet në këtë kohë, rreth 2 vjet përpara zgjedhjeve të radhës, për të marrë një përgjigje? Apo do të vazhdohet të debatohet në publik dhe politika bën sikur nuk di asgjë? Për hir të transparencës, ne mendojmë që ata duhet të votojnë,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›