E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dik Marti, De Marnhac: Do të nisim hetimet

TIRANE- Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX,  Xavier Bout de Marnhac, konfimroi sot nisjen së shpejti të hetimeve për pretendimet e ngritura në raportin e Dik Martit, lidhur me trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Xavier Bout de Marnhac po viziton sot Shqipërinë, ndërsa deklarimet i bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

De Marnhac shprehu vlerësim për qeverinë shqiptare, për gatishmërinë e saj për të mbështetur hetimet.

Ministri i Jashtëm Haxhinasto tha se ka qenë qeveria shqiptare që ka bërë kërkesën për të realizuar një investigim për pretendimet e raportiti të Dik Martit.

Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë janë të gjitha të hapura për investigimin- tha Haxhinasto.

Sipas tij, hetimi do të provojë fallcitetin e pretendimeve, dhe ne duam që këto pretendime të cilat, sipas Haxhinasto janë përdorur edhe politikisht, të marrin fund.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›