"Hapa te guximshme ndaj korrupsionit, por ka dhe probleme"
Shqiperia ka bere hapa te medha ne luften kunder korrupsionit, por ky fenomen mbetet mbizoterues ne shume sektore te jetes ne vend. Ky ishte konkluzioni i Konferences se organizuar nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, ne pranine e OSBE dhe perfaqesues te institucioneve shteterore ne vend. Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, ne Diten nderkombetare Kunder Korrupsionit, tha se ne Shqiperi, per shkak te mungeses se transparences dhe per shkak te nje baze te paqarte ligjore per te percaktuar qarte te drejtat e prones, praktikat korruptive jane me te veshtira per t'u ndaluar, duke penguar arritjen e qellimit, per krijimin e nje tregu funksional te tokes. Fakte keto, qe sipas ambasadorit te OSBE, rrezikojne te vonojne momentin kur Shqiperia i realizon me se fundi aspiratat e saj te integrimit ne BE. "Shqiperia vitet e fundit ka ndermarre disa masa te guximshme kunder korrupsionit, ketu mund te permend, miratimin e strategjise per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit dhe per qeverisjen transparente 2007-2013, miratimin e nje numri te konsiderueshem ligjesh ne perputhje me legjislacionin e BE-se, krijimin e sistemeve online per regjistrimin e bizneseve dhe per prokurimet. Gjithashtu jane parashikuar dhe masa me te medha kontrolluese per pasurite e zyrtareve publike",-tha Bosh. "Nje shqetesim tjeter mbetet edhe transparenca e financimit te partive. Megjithese Kodi Zgjedhor parashikon qe Komisioni Qendror Zgjedhor, ka per detyre te mbledhe bilancet financiare te partive politike, atij i mungojne instrumentet e duhura per hetimin e burimeve te financimit dhe mungon detyrimi per te raportuar dhurimet qe vijne nga sektori privat",-tha Bosh, duke u bere thirrje keshtu forca politike qe te permiresojne Kodin Zgjedhor, sipas rekomandimeve te nderkombetareve. Po keshtu, ambasadori, u ndal edhe tek sistemi gjyqesor. Sipas tij, lufta kunder korrupsionit nuk mund te fitohet pa nje gjyqesor funksional. "Gjyqesori shqiptar duhet ta vendose veten si nje organ plotesisht te pavarur. Kjo do te thote te pavarur nga ndikimet politike, por do te thote gjithashtu edhe qe gjyqtaret nuk mund te blihen apo t'u behet presion nga palet ne gjykim. Vetem nje gjyqesor i tille, mund te trajtoje me efektivitet ceshtjet e korrupsionit qe vijne nga administrata publike", keshilloi Bosh. Sipas tij, kohet e fundit eshte vene re nje fare mungese transparence ne trajtimin e rasteve te dyshuara per korrupsion. Gje qe sipas Bosh, i sjell gjyqesorit nje reputacion te keq dhe i krijon publikut pershtypjen se personat qe mund te jene fajtore, nuk jane denuar. Per me teper, sipas tij, ngjarje te tilla krijojne hije dyshimi mbi personat e pafajshem te cilet jane akuzuar per korrupsion. "Angazhimi i institucioneve ne luften kunder korrupsionit, shpesh nuk reflektohet ne menyren e duhur per zbatimin konsekuent te legjislacionit ekzistues dhe ne zbatimin e tij te detyrueshem", theksoi Bosh.
"Imuniteti i zyrtareve dhe gjyqtareve, pengon hetimet"
Prokuroria e Pergjithshme, ankohet per imunitetin qe gezojne me ligj zyrtaret e larte te shtetit, si nje barriere e cila pengon hetimet. Perfaqesuesi i Prokurorise, ne konferencen e djeshme, organizuar ne diten nderkombetare kunder korrupsionit, Arben Kraja, tha se imuniteti shpesh here pengon hetimet. "Korrupsioni eshte i perhapur ne te gjitha nivelet, por me fort duhet te goditet ne nivelet e larta. Shpesh here imuniteti pengon hetimin e prokurorise",-tha Kraja. Sipas tij, ne keto kushte, eshte i domosdoshem bashkepunimi mes institucioneve dhe organizatave te pavarura, ne denoncimin e rasteve korruptive. Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar prej kohesh, se cdo lloj kerkese qe do te beje qeveria per hetim, zyrtaret do te zhvishen menjehere nga imuniteti.