E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ramen mos e konfondoni me PS

Mbeshtetja masive qe gjithe shqiptaret i dhane procesit te integrimit me daljen e tyre ne sheshin "Skenderbej", e vendos qeverine perpara pergjegjesise dhe detyrimit madhor qe ta beje realitet endrren evropiane te shqiptareve. Njeheresh ka bere thirrje dhe te mos konfondohet Rama me opoziten. Ky ishte mesazhi i falenderimit qe iu percoi kryeministri Berisha, te gjithe shqiptareve per pjesemarrjen e tyre masive, ne sheshin "Skenderbej" me 8 dhjetor, ne diten e rinise dhe pluralizmit. "Dua t'ju garantoj ju, se e marr kete mbeshtetje masive, si nje pergjegjesi te madhe, si nje detyrim madhor, qe me perkushtimin me te madh dhe total te qeverise time dhe te administrates, te bejme cdo gje qe endrrat tuaja t'i shnderrojme ne realitet, te levizim sa me shpejt te lire pa viza ne Evrope, te ndertojme me perkushtim te madh Shqiperine evropiane", premtoi Berisha. Per kreun e mazhorances, bashkimi ne nje shesh te vetem i gjysme milioni shqiptaresh, nderoi vepren e studenteve 19 viteve me pare, te cilet ia dolen te rrezonin sistemin me te eger diktatorial ne Evrope. Por kryeministri deklaroi se nuk ishin te pakte ata persona te cilet ndjeheshin te lenduar dhe te irrituar me te drejte, qe ende ne Shqiperi ka drejtues partish qe kryejne gjeste te turpshme. "Jane te shumte ata qe ndjeheshin te lenduar, ndjeheshin te irrituar me te drejte, sepse sot pas 19 vitesh gjendet nje njeri, nje udheheqes i Partise Socialiste, por do te me falni si do te shprehem, nje udheheqes pa breke. Sepse sic ka dale zoteria e tij ne plazhet publike, nuk ka nje politikan te vetem ne bote qe te kete dale, nuk ekziston nje politikan qe vazhdon karrieren politike, pas nje akti apo nje gjesti te tille", theksoi Berisha. Sipas tij, eshte pikerisht ky njeri qe po shkelmon voten e qytetareve shqiptare. Mohimi i votes se lire per nje njeri si Rama, sipas Berishes, nuk eshte asgje e vecante, pasi ai i ka mohuar per 9 vite rresht, kafshaten e gojes femijes se tij. "Ai qe i mohon femijes se tij atesine, ai jo voten, por eshte i gatshem t'ju mohoje ju cdo gje. Ky pinjoll, i nje babai qe firmoste ekzekutimin e intelektualeve, pikerisht muajin kur shembej Muri i Berlinit, na shprehet se eshte krenar me trashegimine e tij, madje dhe kercenon me trashegimine e tij", deklaroi Berisha. Kryeministri theksoi se ky person kerkon te realizoje vetem interesat e mafies dhe per te, interesi me i mire i qytetareve eshte i paperfillshem. "Une ju ftoj ju te mos konfondoni, aty ku punoni dhe jetoni, kurre dhe asnjehere, kete zoteri, kete shok, me fqinjin tuaj socialist, me te afermin tuaj socialist, as edhe me opoziten, e cila eshte nje vlere morale e pakontestueshme per vendin. Ky zoteri nuk ka asnje interes opozitar, nuk ka asnje interes demokratik, ka thjesht vetem nje kauze mafioze, kauze e cila qendron ne pervetesimin e qindra mijera, ne mos miliona metra katror, troje publike ne Tirane, me klanet mafioze qe e drejtojne dhe i drejton", deklaroi Berisha. Por sipas tij, qeveria qe ai drejton eshte e angazhuar per te luftuar me tolerance zero, krimin dhe mafian. "Ky njeri do te marre pergjigjen me serioze ligjore dhe cfare do qe te beje ky bos i aleances punisto-mafioze, s'do te mundet kurre te bllokoje cmontimin cdo dite te klaneve mafioze qe ai udheheq, nxjerrjen nga kthetrat e tyre te pasurive publike qe kane pervetesuar, vendosjen e tyre para ligjit",-tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›